May 30, 2023
 in 
Studime

Disa truke të vogla për të zhdukur dhimbjen e kokës.

T

ë gjithëve na shkakton bezdisje kur fillon të na dhëmb koka. Disa prej nesh nuk pëlqejnë të përdorin hapje për ta zhdukur atë sepse jo gjithmonë efektet anësore të tyre janë të mira.

Ja disa truke të vogla që do tju ndihmojnë ta reduktoni dhimbjen e tmerrshme të kokës.
Së pari ndoshta jeni të dehidratuar. Është mirë që fillimisht të konsumoni ujë, shumë ujë.

E dyta që rekomandohet është konsumimi i kafes. Kjo vlen vetëm për personat që janë konsumatorë të rregullt të kafes.

E çuditshme por e vërtetë. Shalqini është një nga frutat që ndihmon në reduktimin e dhimbjes së kokës. Për të shtuar gjithashtu që është mjaft i shijshëm.

Nëse asnjë nga këto ska funksionuar atëherë provoni akullin. Merrni dy kubikë të vegjël dhe masazhoni me to pjesët anësore të kokës.

Ketë metodë mund ta realizoni edhe duke fërkuar pjesët anësore të kokës me vajin e mentes.

Konsumoni diçka pikante. Më e mira do të jetë një spec djegës.

Pini një çaj xhinxheri.