Mar 7, 2023
 in 
Studime

Disa zakone bukurie përpara gjumit që do tju ndihmojnë.

G

jumi është një nga proceset jetësore më të rëndësishëm. Një gjumë jo i rregullt ndikon në çdo hap të ditës suaj.

Që të keni një gjum të qetë e të rehatshëm, duhet ti kushtoni shumë rëndësi rutinës suaj para se të flini.

Fillimisht,hiqni gjithmonë make up . Dermatologët nuk lodhen kurrë duke na e kujtuar se sa dëmton make up fytyrën ndërsa ne flemë.

Së dyti,ndoshta ju duket një hap i vogël, por ka rëndësinë tij. Lani duart me ujë të ngrohtë e kujdesuni ti hidratoni ato me një krem të mirë përpara gjumit.

Në mëngjes do të zgjoheni me duar të lëmuara dhe jo me lëkurë të thatë.

Një tonik për fytyrën, përpara vendosjes së kremit hidratant është i nevojshëm sepse ndihmon në rikthimin e pehashit natyral të lëkurës.Gjithashtu heq edhe ndonjë mikrob të mbetur pas larjes.

Mos harroni kremin e syve. A nuk vështroni menjëherë sytë kur takoni një person?

Atëherë kujdesuni për ta, Kremi i syve do të hidratojë lëkurën poshtë tyre. Gjithashtu do të bëjë të pamundurën të minimizojë rrudhat.

Mblidhi flokët përpara se të flini.Kështu i kurseni vetes një mëngjes me flokë të ngatërruara e të bëra nyje.

Gjithashtu flokët përmbajnë yndyrë  dhe bakterie që mund tja përcjelli lëkurës suaj.

Kujdesuni pak dhe për këmbët tuaja. Mundohuni që pasi ti lani me ujë të vakët, ti hidratoni me një krem të thjeshtë që të mos ju krijohen thembra të ashpra.

Kalojmë te një nga hapat më të rëndëishëm të rutinës suaj para gjumit: larja e dhëmbëve.

Bukuria nuk është vetëm pamja e jashtme por më së shumti dhe ajo e brendshmja. Nëse fryma juaj nuk ka aromë të mirë,marrja e këshillave për modën nuk do të bënte shumë ndryshim. Ndaj lani dhëmbët çdo natë para se të shkoni në shtrat dhe sigurohuni që ta bëni këtë 30 minutash pas darkës.

Gjithashtu pastroni dhëmbët me fill dentar dhe shpëlajeni gojën me ujë të ngrohtë.

Filloni të përdorni këllëf jastiku prej sateni. Përveçse ndihmojnë në mos përçimin e bakterieve, do të bëni dhe një gjum më të rehatshëm

Lexoni artikullin se çfarë nuk duhet të beni gjatë periodave duke klikuar linkun.