Feb 20, 2023
 in 
Personazh

Drama e rradhës mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber

S

elena Gomez dhe Hailey Bieber kanë pasur gjithmonë një zënkë të heshtur pasivo agresive. Por që kur pozuan të dyja bashkë në një event ku ishin të ftuara, të gjithë menduam se drama tashmë kishte mbaruar.

Por duket se inati dhe ironitë mes vajzave nuk do të mbarojnë kurrë.

Ҫfarë ndodhi kësaj here?

Gjithçka filloi në janar kur Selena ishte me pushime dhe postoi disa foto me bikini. Shumë ndjekës filluan të komentonin mbi peshën e saj dhe se sa keq dukej ajo tani që kishte marrë disa kile më shumë.

E pikërisht pak minuta me pas Hailey postoi një video në TikTok ku së bashku me Kendall Jenner këndonin disa rreshta që janë viralë në rrjet:

“Nuk po them se e meriton por Zoti bën gjithcka në kohën e duhur.”

Menjëherë fansat vërshuan në komente duke aluduar që këto vargje modelja ja dedikonte pikërisht Selenës dhe ajo i meritonte të gjitha komentet në gjuhë ofenduese për trupin e saj jo perfekt. Pas kësaj Hailey e fshiu videon nga platforma.

Kjo ndodhi një muaj më parë dhe askush nuk kuptoi gjë në atë kohë.  Por të gjithë e dimë që në internet asgjë nuk humb.

Një tiktoker vendosi ta ripublikojë videon e Haileyt duke kënduar ato vargje  dhe papritur mori një koment nga vet Selena Gomez.

Ajo shkroi:

"Është ok. Këto komente nuk më bëjnë më përshtypje. Tregohuni të sjellshëm me të gjithë."

Fansat e morën këtë si një konfirmim nga këngëtarja që vargjet i ishin dedikuar pikërisht asaj.

Nuk vonoi shumë dhe po në të njëjtën video reagoi dhe Hailey Bieber. Ajo shkruan:

“Nuk më pëlqen zakonisht të komentoj për të tilla gjëra por sinqerisht ishim vetëm duke festuar një natë me vajzat dhe bëmë një video në TikTok thjesht për qef. Nuk i dedikohet askujt.”

Sërish fansat u ndanë në dy pjesë. Disa mendojnë që vërtet Hailey po bullizonte këngëtaren, ndërsa disa të tjerë shkruajnë që Selena i ekzagjëron gjërat dhe ka dëshirë të risjellë drama të vjetra në vëmendje.

Ju simendoni? Na shkruani për përshtypjet tuaja.

Per tu informuar me shume rreth skandalit ne Tiktok te  Mikayla Nogueira klikoni linkun.