Jul 21, 2023
 in 
Studime

Drama e TikTok për produktin e ri nga Mac.

B

randi i njohur i produkteve kozmetike “Mac” sapo ka lançuar produktin e tij të ri. Bëhet fjalë për një gloss të ri me ngjyrë që vjen në trajtën e një balmi. Mirëpo ky produkt ka krijuar shumë zhurmë në rrjet.

Siç tashmë dihet brandet e make up ju dërgojnë produktet e tyre të reja influencerave të ndryshëm për ti provuar dhe për të dhënë përshtypjet e tyre. Konsiderohet si metoda më e mirë e marketingut momentalisht.

Por disa prej tyre që provuan produktin e ri të Mac treguan në video se balmi thyhej e copëtohej që me aplikimin e parë. Pjesa tjetër e influencerave e pëlqyen produktin dhe konstatuan se balmi ju ishte thyer disa të tjerëve sepse nuk e kishin përdorur në mënyrën e duhur.

Këto aludime sollën një debat të madh në TikTok. Influencerat që janë dhe youtubers deklaruan se ata jepnin përshtypje të sinqerta për çdo produkt pasi tashmë ata kishin të ardhura mjaftueshëm nga biznese të tjera që kishin krijuar dhe nuk negocionin me të vërtetën. Për ta, influencers në TikTok kanë vetëm të ardhurat që marrin nga marketing në TikTok prandaj ju duhet shpesh herë të genjejnë mbi cilësinë e një produkti.

Dhe kundër përgjigjja e grupit të dytë ishte që influencerat që vijnë nga youtube tashmë nuk janë më aq trendy dhe nuk konsiderohen mjaftueshëm nga brandet e make up prandaj dhe japin review negative.

Po ju si mendoni? A janë të sinqerta përshtypjet e influencers për produktet që reklamojnë? Mos harroni të na tregoni eksperiencat tuaja.