Jul 12, 2023
 in 
Thonjë

Edhe Selena Gomez i futet garës për thonjtë trend të verës.

G

ocat e showbizz po bëjnë namin në internet për thonjtë më ikonikë të verës.

Hailey Bieber është kthyer tashmë në “zanën e thonjve” duke influencuar gocat në të gjithë botën për ngjyrat dhe modelet që zgjedh.

Garës iu shtua dhe Jennifer Aniston e cila sugjeroi diçka më fine. Por smbaron me kaq.

Bëhuni gati sepse rivalja numër një e Hailey Bieber, Selena Gomez sapo iu bashkua lojës.

Aktorja dhe këngëtarja është duke kaluar një “hot girl summer” dhe çdo lëvizje e saj komentohet gjatë në rrjet.

Në foton e fundit të publikuar nga pushimet ajo çka mori më shumë vëmendje ishin thonjtë e Selenës.

Ndryshe nga vajzat e tjera, ajo ka zgjedhur nje ngjyrë kafe mocha, e cila konsiderohet si një ngjyrë vjeshte. Megjithatë thonjtë e Selenës duken perfekt dhe vajzat kanë rënë në dashuri me to.

Ja pra ku e keni edhe një ide tjetër për thonjtë e korrikut e do dukeni edhe super tê veçanta.

Kliko linkun per te pare thonjte trend per muajin korrik.