Feb 24, 2023
 in 
Estetikë

Efektet anësore të fillers që ndoshta nuk i dini

K

ohët e fundit të bësh rregullime në fytyrë është kthyer në një proces totalisht normal. Askush nuk druhet më të pranojë se ka përdorur fillers në pjesë të ndryshme të fytyrës. Disa rregullojnë defekte, disa i japin volum buzëve, disa bëjnë lifting e shumë procese të tjera.

Rezultatet janë të bukura por a keni menduar ndonjëherë për efektet anësore që fillers kanë në trupin tonë?

Sipas shumë studimeve ato kanë edhe efekte anësore, ndonjëherë tepër negative për shendetin. Më poshtë po ju listojmë disa.

Efektet anësore që konsiderohen si më të lehta dhe më të shpeshta janë skuqja, djegia, enjtja,dhimbje të ndryshme.

Por studimi ka treguar gjithashtu se në raste më të rralla fillers sjellin edhe dëmtime më serioze si:

Infeksione të thella në zonat ku është aplikuar

Rrjedhje të mbushjes së fillerit nga një zonë në një zonë tjetër ku nuk duhet të shkojë

Lëndimi i enëve të gjakut

Verbim, i cili ndodh kur mbushësi injektohet në një arterie, duke bllokuar rrjedhën e gjakut në sy.

Vdekja e indeve, përsëri për shkak të bllokimit të qarkullimit të gjakut.

Vërtet këto janë raste të rralla por përsëri duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse vendosni të kryeni procedura të tilla zgjidhni gjithmonë mjekë profesionistë.