Jetojmë në një epokë ku na duhet të nxitojmë. Të nxitojmë të kapim ritmin e jetës, të nxitojmë për tu rritur, të nxitojmë të mbarojmë shpejt shkollën, të gjejmë shpejt një punë të mirë. Me pak fjalë ta vëmë jetën përpara sa më shpejt.

Pikërisht nga ky nxitim harrojmë të jetojmë në të tashmen, të shijojmë ato momentet e vogla që sdo na kthehen më kurrë e do ti kujtojmë vetëm me anë të disa fotografive.

E nëse gjatë gjithë kohës, tentojmë të ruajme një pamje të re duke e shtyrë sa më vonë plakjen, Tik Tok i ka bërë të gjithë kuriozë për të ardhmen. Me anë të një filtri, përdoruesit u fiksuan të shihnin si do dukeshin kur të jenë të moshuar.Reagimet janë të ndryshme.

Disa e heqin menjëherë se nuk durojnë dot ta shohin vetën të rrudhur e me flokë të thinjur. E disa të tjerë emocionohen, duke thënë sa shumë i ngjaj gjyshes ose mamit.Arrijnë të shohin të bukurën edhe në lëkurën e rrudhur nga vitet që kalojnë.

E duam apo jo, Tik Tok arriti dhe njëherë të bëhej qendra e vëmendjes, me anë të trendeve që krijon vazhdimisht. Gjithashtu na rikujtoi që të vlerësojmë çdo ditë që kemi fatin të jetojmë.

Kliko linkun per te lexuar rreth trendit qe na tregon si dukeshim kur ishim adoleshente.