Apr 27, 2023
 in 
SkinCare

Eye Patches, çfarë janë dhe çfarë funksioni kanë?

J

eni e apasionuar pas kujdesit ndaj lëkurës? Provoni gjithë kohën maska të reja për të parë se cilat janë më efektivet? Atëherë duhet të provoni dhe eye patches.  

Eye patches janë maska për pjesën poshtë syrit. Ato vijnë në formën e disa copave të buta dhe të lagura në formën e syrit.  Janë të zhytura në xhel me përmbajtje të ndryshme.

Eye Patches janë një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë  për t'i dhënë lëkurës delikate rreth syve një hidratim të mirë.
Ka një sërë përfitimesh nga përdorimi i tyre nën sy, por arsyeja kryesore që shumica e njerëzve i zgjedhin është zvogëlimi i shenjave të plakjes rreth syve. Me kalimin e moshës, lëkura në këtë zonë fillon të tregojë shenja të kohës duke u varur, rrudhosur dhe fryrë.

Nëse vëreni rrathë të errët, ënjtje dhe rrudha rreth syve, merrni parasysh të provoni një maskë nën sy. Ndonëse mund të mos jenë zgjidhja perfekte për çdo lloj lëkure, ato mund të ofrojnë përmirësime pothuajse të menjëhershme pas vetëm një kohe të shkurtër.

Eye Patches mund ti përdorni në çdo kohë.  Disa individë preferojnë mbrëmjen për një rutinë të hollësishme të kujdesit të fytyrës. Përfshijnë këtu dhe eye patches.
Por edhe nëse jeni një person mëngjesi, ky produkt është fantastik për të nisur ditën bukur.

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth Pimple Patches dhe funksionit te tyre.