emi në stinën e verës. Një stinë që nuk vendos asnjë limit përsa i përket ngjyrave, madje na motivon të përdorim sa më shumë të tilla.

Shtojini grimit një efekt ekstra duke përdorur jo vetëm eyeliner të zi por eksperimentoni edhe me ngjyrat. Dhe nëse nuk ju gjendet një produkt i tillë mos u shqetësoni. Ju mund ta krijoni vet.

Gjithçka ju duhet është një paletë me ngjyrat që preferoni dhe një ujë michellar.

Hidhni një pikë të ujit michellar ne ngjyrën që deshironi. Lyeni në të një penel të hollë posaçërisht për eyeliner. Aplikojeni në bishtin e syrit duke bërë formën e penelit që dëshironi.
.jpg)
.jpg)

Lëreni të thahet pak e më pas riaplikojeni për një ngjyrë me më shumë pigment. Dhe ja ku e keni eyelinerin me ngjyrën tuaj të preferuar.
Ky trik po përdoret masivisht edhe nga make up artistët në të gjithë botën. Provojeni dhe ju e na tregoni a funksioni dhe për ju.