ë vitin 2017-2018 ishte e pamundur të shikoje një video tutorial për makeup apo skincare, që nuk kishte produktet e Farsalit në të.
Këto produkte u bënë aq trend sa të gjithë i përdornin, edhe pse askush nuk e dinte me saktësi se çfarë bënin apo çfarë benefitesh sillnin.
Së fundmi, krijuesi i kësaj firme , Sal Ali , bëri një deklaratë publike në Tiktok ku shprehej që pavarsisht gjithë suksesit të madh që kjo kompani pati, arsyeja përse më vonë dështoi erdhi si pasojë e përqëndrimit kryesor vetëm në dukjen dhe bukurinë e produkteve, dhe vëmendja ndaj përbërësve apo benefiteve që këto produkte i jepnin lëkurës, ishte minimale.
Prandaj Farsali lajmëroi rikthimin në treg pas një pushimi dhe Sal Ali tha që kanë ndryshuar tërësisht konceptin dhe strategjinë e mënyrës se si do të vijnë në treg. Ai tha që janë përqëndruar 100% tek përbërësit e produkteve dhe transparencën maksimale me publikun. Pra çdo përdorues i Farsalit do e dijë me saktësi se çfarë po përdor dhe përse.
Farsali u krijua në vitin 2014, dhe kuptimi i këtij emri është në fakt bashkim emrash mes Farah Dhe Sal Ali, të cilët janë edhe krijuesit e kësaj firme.
Po ju i keni provuar produktet e Farsalit?