Jul 17, 2023
 in 
Trendet

Filteri i TikTok që i bëri të gjithë të mendojnë dy herë për kujdesin e lëkurës.

N

ëse jeni në TikTok me siguri jeni hasur me trendin më in të momentit. Dhe jam e sigurtë që kurioziteti nuk ju ka lënë të mos e provoni.

Quhet filteri “Aged” dhe bën të mundur me anë të inteligjencës artificiale të shihni se si do të dukeni kur të jeni të moshuar. Përveç kuriozitetit të lartë të njerëzve për të hedhur sytë në të ardhmen për të parë se si do të ndikojnë vitet te ta, është edhe diçka tjetër që e bën ketë filter të veçantë. Fakti që disa dermatologë e mjekë thanë se ky filter është shumë real i bëri njerëzit edhe më të fiksuar me të.

Shumë prej përdorusve u bënë më të ndjeshëm për vitet që po ikin shpejt duke i premtuar vetes se do fë shijojne çdo moment më shumë.

Por për disa të tjerë ky fileter ishte një këmbanë alarmi. Rrudhat që të mbulonin fytyrën nuk ishin aspak të këndshme për disa. Ata filluan të komentojnë se do të kujdesen më shumë për fytyrën duke kujtuar se çfarë roli të rëndësishëm ka spf.

Nuk është e lehtë të shikosh veten në të ardhmen. Nuk është e lehtë të shohësh se si vitet lënë gjurmët e tyre edhe në pamjen tonë. Por le të jetë ky filter nje alarm që të na kujtojë se sa shumë duhet ta shfrytëzojmë çdo moment të jetës duke krijuar kujtime të bukura dhe duke dashur veten në çdo kohë.