tilimi i flokëve në modelin finger wave lind në fund të viteve ’20, si nevojë për ti dhëne më shumë stil modelit të famshëm bob.
Prerja e flokëve të shkurtër, në fillimet e tij u konsiderua si një mënyre për tu rebeluar dhe për të ndryshuar imazhin e një femre që duhet të kishte gjithmone flokët e gjatë dhe të kapura.

Me kalimin e viteve lindi dëshira për ta thyer këtë imazh të rëndë të flokëve në një stilim më të rafinuar. Lindën kështu ondet në formë “S”, të valëzuara, të sheshta dhe të ngjitura pas ballit.
Ky look u risoll në vitet ’90 sërisht, e me pas në vitin 2016 stiliste si Marc Jacobs , Prada, Stella, Mc Cartney e risollën në pasarelë.

Për të krijuar këte model flokësh duhet të keni :
-Krëher të sheshtë dhe të hollë
-Xhel për “wet look” për efektin e flokëve të lagura

Karfica të mëdhaja (evitoni të zezat e vogla)

-Llak në formën spray, për ti fiksuar
Lagni pjesen e flokeve qe ju duhet për stilim me pak ujë, dhe krijoni vijën anash sa me të drejte të jetë e mundur.
Më pas aplikoni xhelin e flokeve në sasi të limituar. Kur flokët të jenë komplet të lagura dhe të modelueshme, krijoni një onde dhe bllokojeni me gisht.
Pjesa që ju mbetet kriheni poshtë normalisht.
Më pas merrni me krehër një tjetër pjesë, pak më sipër se ondja e pare dhe krijoni një formë “s”.
Bllokojeni me gisht dhe krihni sërisht pjesën e mbetur duke i tërhequr poshte.
Vazhdoni në këtë mënyre deri sa te keni krijuara të gjitha ondet e dëshiruara. Në fund, aty ku ndodhet kthesa e ondes vendosni një karficë të madhe.
Lërini flokët sa të thahen vetë, pa përdorur tharesen e flokëve.