ër të arritur një pamje perfekte, ka rëndësi të gjeni bazën e duhur të make up-it për llojin tuaj të lëkurës. Çdo lëkurë është krejtësisht e ndryshme nga tjetra, dhe fondotinta që i përshtatet më së miri shoqes tuaj, mund të jetë e papërshtatshme për ju.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të provoni një bazë make up-i përpara se të bëni një blerje.
Disa marka japin testera, kështu që nëse keni mundësi, provojini dhe shikoni se si duket në lëkurën tuaj në dritë natyrale. Nëse këto mostra nuk janë të disponueshme, mund të kërkoni që ndihmësja e dyqanit të vendosë pak në lëkurën tuaj.

Mos nxitoni ta blini menjëherë. Mos kini siklet të dilni nga dyqani dhe ta shikoni përsëri në dritë natyrale. Nëse është e duhura dhe nëse ju pëlqen struktura, atëherë kjo është.
Ne vazhdimisht lexojmë për blerjet e gabuara, të bëra në bazë të këshillave të dhëna me mirëbesim, të cilat mbase nuk ishin aq të sakta. Ju ndodh të keni nëpër sirtarë fondotinta që i keni përdorur një herë dhe i keni lënë me aq sepse nuk bënin për ju? Bëhuni eksperte vajza: provoni produktin dhe sigurohuni që është pikërisht ajo që ju po kërkoni.
Nëse doni të provoni një brand të ri për make up, por do e merrni online dhe nuk jeni të sigurta për ngjyrën, ju sugjerojmë të lexoni https://revistakozmetike.al/si-te-zgjidhni-ngjyren-e-duhur-te-fondotintes/ .
Kanali ynë YouTube: https://m.youtube.com/channel/UCBTlJZHJgVR5HwzxZlInMtQ .