Mar 3, 2023
 in 
Personazh

Fustanet e kuq ikonikë

N

jë fustan i kuq gjithmonë bën që sytë të kthehen nga ju. Aq më tepër kur ai vjen në një model shumë të veçantë, përshtatur eventeve  speciale.

Mirëpo janë disa fustane të kuq veshur nga yje botërorë, që janë kthyer në ikonikë. Më poshtë hidhini një sy këtyre fustaneve që kanë lënë shenjë në histori.

Marylin Monroe

Një bjondeje me sy bojëqielli, nuk kishte se si ti rrinte më bukur një fustan i kuq. Duke qënë se vet Marylin konsiderohet ikonë mode, ashtu edhe këto fustane janë të paharrueshëm.

Princeshe Diana

Edhe për princeshën Diana, e kuqja ishte një nga ngjyrat e saj të preferuara për evente speciale. Disa fustane të kuq të saj kanë mbetur gjatë në memorien e të gjithëve.

Julia Roberts

Fustani i kuq që aktorja veshi në filmin “Pretty woman” është kthyer në një fustan ikonik, që stilistët janë munduar disa herë ta rikrijojnë.

Cameron Diaz

Cameron Diaz, kur debutoi ne filmin “ The Mask” veshi një fustan të kuq, të shkurtër pas trupit që e tregonte mjaft sensuale, kombinuar me tiparet e saj.

Jennifer Aniston

Edhe Jennifer ka  marrë gjithë vëmendjen e medias kur ka veshur këto dy fustane në tapetin e kuq.

Meghan Markle

Dukesha ka rënë në sy të medias dy herë ndërsa ka veshur fustane të kuq. Herën e parë u akuzua se theu protokollin mbretëror dhe herën e dytë fustani i kuq ishte inspiruar nga Princeshë Diana.

Rihanna

Le të themi se yllit të muzikës i shkon shumë ngjyra e kuqe dhe sa herë e ka veshur nëpër evente është evidentuar si një nga personazhet e veshur më bukur.

Bella Hadid

Bella Hadid e ka bërë të sajën ngjyrën e kuqe. Sa herë ajo vesh një fustan të kuq nëpër evente, dihet se e gjithë vëmendja është te ajo.

Gigi Hadid

Edhe modelja Gigi Hadid ka shkëlqyer veshur me këto fustane të kuq.

Selena Gomez

Këngëtarja ka veshur disa herë fustane të kuqe në evente gala, por këta të dy janë vlerësuar si më të veçantët.

Klikoni linkun per te inspiruar me disa ide se si te visheni ne keto dite te ftohta.