shtë thënë me qindra herë se sa i rëndësishëm është procesi i larjes së fytyrës. Make up përmban shumë kimikate të dëmshme që nëse i mbani në lëkurë gjatë bllokojnë poret dhe rrjedhimisht krijohen aknet dhe inflamacione të ndryshme. Prandaj larja e fytyrës është primare në rutinën e kujdesit të lëkurës.

Megjithatë në një studim të realizuar së fundmi dermatologët kanë vënë re disa gabime që shumica e njerëzve j bëjnë gjatë ketij procesi. Ja cilat janë ato.

Nëse pasi keni larë fytyrën e thani me një peshqir të përdorur, atëherë ju merrni prapë baktere ne fytyrë. Edhe nëse përdorni një peshqir shumë të ashpër mund të irritoni fytyrën tuaj. Prandaj fshini fytyren me peshqir te paster dhe me material miqesor me lekuren.

Duke qënë se fytyrat kanë tipologji tê ndryshme, është e nevojshme ta përshtaani larësin me nevojat që ajo ka. Laresi i gabuar do tju sjelle komplikacione.

Nuk eshte e nevojshme që uji me të cilin e lani fytyren te jetë shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë. Uji i vakët êshtë perfekt.

Asnjëhere mos e aplikoni laresin ne lëkurë te thate. Sigurohuni ta keni lagur me parë.

Dhe kujtoni gjithmone diçka. Vetëm të heqësh make up-in nuk mjafton. Nëse fytyra nuk lahet me ujë dhe larës , atëherë ajo nuk është e pastër.

Kliko linkun per te pare se sa kohe i duhet secili produkt te jape efekt ne lekure.