zampic është kryefjala e botës të së bukurës momentalisht. Mund tju duket e çuditshme sepse kjo gjilpërë u krijua për diabetikët në mënyrë që të ulnin masën e insulinës dhe të binin në peshë. Por ajo po përdoret gjerësisht nga të gjithë vetëm me qëllim humbjen e kilogrameve të tepërt.

Gjilpera funksionon duke ju bërë të ndiheni të ngopur gjatë gjithë kohës dhe pa oreks.

Po për sa kohë zgjasin efektet e Ozampic pasi ju merrni dozën?
Mjekët thonë se efektet e kësaj gjilpëre zgjasin deri në pesë jave. Pas kësaj periudhe ju do ta ndjeni trupin të pastruar nga ilaçi.

Mund të keni edhe efekte anësore gjatë marrjes së Ozampic. Në përgjithësi, efektet anësore të lehta duhet të jenë të përkohshme ose të menaxhueshme gjatë kohës që jeni duke përdorur ilaçin. Dhe mund të përjetoni disa efekte anësore serioze, të tilla si përkeqësimi i retinopatisë diabetike, edhe pasi Ozempic të jetë pastruar plotësisht nga sistemi juaj.

Megjithatë duhet theksuar se Ozampic nuk është akoma një ilaç i autorizuar nga FDA për humbjen e peshës. Mjekët theksojnê se ilaçi është prodhuar për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.