mri i saj përbën një nga personazhet më të përfolura në showbizzin botëror. Çdo veprim i saj bën zhurmë në rrjet dhe stili i saj inspiron shumë vajza. Bëhet fjalë pikërisht për Hailey Bieber. Në një intervistë të fundit ajo foli gjerë e gjatë për sekretet e saj rreth botës të së bukurës.

Hailey u pyet fillimisht se cila ka qënë gjëja më katastrofike që i ka bërë pamjes së saj.
“Padyshim vetullat. Vetullat tepër të holla kanë qënë një tmerr i vërtetë.”

Si trajtimin më të çuditshëm që ka bërë për fytyrën, modelja përmënd PRP me gjakun e saj. Ndonjëherë i duket ekstreme.

Duke shkuar pak larg me imagjinatë, nëse laboratori i Rhode, firmës së saj të skincare, do të digjej, cilin produkt do të shpëtonte Hailey.
“ Hmmm kjo është një pyetje shumë pikante sepse ju e dini që dua ti shpëtoj të gjitha. Por nëse do të më duhej të zgjidhja vetëm një patjetër do të ishte “Peptide Lip Treatment”.

-Cili është rregulli kryesor në rutinën tênde të kujdesit të lëkurës?
“Qëndro gjithmonë e hidratuar!”

Hailey Bieber tregoi dhe për aromat e saj të preferuara per nje parfum dhe shpjegoi se duke qënë se i pëlqejnë aromat e ngrohta do të zgjidhte patjetër diçka me vanilje.

Një teknikë e re që ka mësuar së fundmi dhe e përdor është që para se ta vendosë fondatinën në lëkurë ajo e hedh njëherë në duat dhe i fërkon ato.