Mar 2, 2023
 in 
Personazh

Hailey Bieber sapo krijoi një trend të ri

M

und ta themi lehtësisht tashmë se Hailey Bieber është një influencere që vetëm vendos trende. Ҫuditërisht çdo lloj gjëje që modelja bën inspiron mjaft njerëz.  

‍

E gjitha filloi me mënyrën si ajo bënte make up. Një grim shumë minimal por glow që më pas pushtoi rrjetin.

‍

Pastaj vendosi një tjetër standart në menyrën si kujdesej për lëkurën. Rutina e saj u bë virale e më pas Hailey, duke parë interesin e ndjekesve krijoi dhe linjën e saj të skincare.

‍

Dhe mos të harrojmë thonjtë e famshëm që Hailey bëri dhe pastaj gjithë vajzat filluan të bënin të njëjtin model.

‍

Influenca që modelja ka në rrjet  është e frikshme.

Me çfarë ka fituar vëmendjen kësaj here? Me flokët.

Hailey vetëm i preu flokët të shkurtër dhe postoi disa foto të bukura në Instagram. E kështu ndjekësit u fiksuan sërish për të rikrijuar lookun e saj.

Na mbetet vetëm të presim se me çfarë do na surprizoi këtë herë modelja.

‍

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth trendit te cold make up.

‍