Apr 10, 2023
 in 
Personazh

Hailey Bieber sapo krijoi një trend të ri për thonjtë

I

nfluenca e Hailey Bieber në rrjete sociale është tepër e madhe. Ajo vazhdimisht krijon trende per thonjtë, flokët, veshjen apo dhe mënyrën se si kujdeset për lëkurën e saj.

Kujtojmë se disa muaj më parë thonjtë e saj u bënë viralë në rrjet. Ngjyrë akulli me pak xixa, të gjitha vajzat e rikrijuan këtë model.

Dhe gjejeni çfarë? Modeli i saj i thonjve u kthye përsëri në trend këtë muaj. Forma ovale dhe ngjyra e verdhë që ajo zgjodhi u pëlqye në masë nga ndjekësit.

Hailey sapo është rikthyer në Instagram sepse pas konfliktit me Selenën ajo zgjodhi të bëntë një shkëputje nga rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka nisur fushatën e re të marketingut për markën e saj Rhode.

Lexoni me shume per trendet e tjera nga Hailey Bieber duke klikuar linkun.