inja debutuese e kujdesit për lëkurën e Hailey Bieber, Rhode, u lançua në Qershor dhe interesimi i njerëzve ishte vërtetë i madh. Hailey shquhet për një vajzë minimaliste kur vjen puna tek grimi, dhe daljet e saj janë përgjithësisht natyrale, duke pasur gjithmonë një lëkurë perfekte. Patjetër që njerëzit gjithmonë kanë dashur të dinë se çfarë përdor ajo për një lëkurë kaq të pastër dhe plot jetë.

Prandaj Hailey i ka përshkruar këto produkte, si produktet bazë për rutinën e kujdesit të lëkurës. Produktet që Rhode solli ishin 3 :
- Serumi Peptid - Sekreti i Hailey për një lëkurë të shndritshme dhe rrezatuese , një serum xhel me peshë të lehtë, që përthithet shpejt, dhe që mbush dhe hidraton për të mbështetur një barrierë të shëndetshme të lëkurës.

- Krem për rivendosjen e barrierës - një hidratues i pasur por i lehtë që plotëson lagështinë e lëkurës dhe krijon një barrierë të komprometuar të lëkurës . Ky krem jep një lëkurë të hidratuar, më të lëmuar dhe më të butë me kalimin e kohës me kompleksin e tij peptid antioksidant.

- Trajtim buzësh me peptide - një trajtim rigjenerues buzësh, për buzë të buta si mëndafsh, ditën ose natën. formula i lë buzët të duken me shkëlqim dhe punon shumë për të mbrojtur dhe ushqyer lëkurën e thatë nga brenda. Ky trajtim vjen në 3 shije të këndshme- shalqi, karamel i kripur dhe pa aromë.

Publiku duket që i ka pritur shumë mirë këto produkte, duke thënë që cilësia dhe çmimi janë vërtetë në harmoni.
Modelja u akuzua nga një kompani veshjesh "Rhodes" për plagjiaturë në lidhje me emrin që kishte zgjedhur, por Hailey e fitoi gjyqin duke hedhur poshtë akuzat e pretenduara.