Jul 22, 2022
 in 
Estetikë

Kremi pas diellit: Pse duhet ta përdorim gjithmonë?

E

kush nuk dëshiron që në verë, të rrimë në diell të mbrojtur me SPF, dhe mos të kemi frikë nga skuqja? Pikërisht kjo është diçka që ne mund ta arrijmë nëse tregojmë kujdes , dhe përdorim produktet e duhura në mënyrën e duhur.

Kremi SPF është absolutisht thelbësor në rrugëtimin tonë të mbrojtjes nga dielli. Prandaj në asnjë moment nuk duhet neglizhuar , pasi SPF e mbron lëkurën jo vetëm nga djegia , por edhe nga një sërë faktorësh të tjerë si:

Kremi kundër diellit ju mbron nga depërtimi i rrezeve UV, të cilat janë shumë të dëmshme për lëkuren.

Gjithashtu kremi kundër diellit na mbron të mos na formohen shenja të moshës. Kremi SPF na mbron nga kanceri i lëkurës, dhe na jep një lëkurë vërtetë të shëndetshme.

Prandaj është kaq e rëndësishme ta përdorim atë disa herë gjatë ditës, duke e aplikuar vazhdimisht në lëkurë.

Dhe kur kthehemi nga plazhi apo pishina në darkë, ne mund të përdorim kremin pas diellit.

Por çfare bën ky krem?

Përveçse qetëson dhe hidraton lëkurën tuaj, antioksidantët organik në kremin pas diellit ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit nga radikalet e lira, të cilat mund të mbeten në lëkurë edhe pasi të jeni larguar nga dielli.

Radikalet e lira krijohen kur rrezet UV bien në kontakt me lëkurën tuaj. Ato shkaktojnë një reaksion zinxhir të dëmtimit të qelizave të lëkurës, duke rezultuar në plakjen e parakohshme të lëkurës.

Antioksidantët neutralizojnë në mënyrë efektive radikalet e lira dhe parandalojnë shfaqjen e reaksionit zinxhir, duke ndihmuar në reduktimin e dëmeve të mëtejshme që mund të ndodhin pas ekspozimit në diell.

Lëkura e ndjeshme ka më shumë gjasa të mos ketë shumë forcë për të mbrojtur lëkurën , gjë që mund ta bëjë atë edhe më të ndjeshme ndaj dëmtimit nga rrezatimi UV. Kjo e bën përdorimin e një kremi pas dielli edhe më të rëndësishëm.

Prandaj bëni kujdes dhe ndiqni hapat e duhur për të arritur rezultat në këtë proces. Nuk mund të mos përdorni SPF dhe të prisni që kremi pas diellit të bëjë mrekulli , pasi kjo gjë nuk ndodh.

Por nëse jeni të kujdesshëm me përdorimin e kremit mbrojtës, atëherë kremi pas diellit do bëjë një efekt që ju do e pëlqeni shumë.