Apr 20, 2023
 in 
Personazh

Huda Beauty dhe sherri i saj me influenceren në Tik Tok.

H

uda Kattan përveçse është një sipërmarrëse e suksesshme duke sjellë gjithmonë produkte cilësore dhe inovative në industrinë e bukurisë, është kthyer së fundmi edhe në një influencë të frikshme për rrjetet sociale. Në Instagram por edhe në Tik Tok ajo është shumë aktive, duke folur me ndjekësit, duke provuar trende të reja dhe suportuar influencer të rinj. Natyrisht që e gjithë kjo bëhet e mundur nëpermjet një stafi të madh që qëndron prapa menaxhimit të Hudës.

Por çka ndodhi së fundmi që i gjithë komuniteti i influencers kthyen sytë nga Huda Cattan?

Gjithë ngjarja filloi kur influencerja me emrin Mina kishte publikuar një video ku tregonte një mënyrë të veçantë se si ajo e aplikonte korrektorin.  Skuadra e llogarisë së Huda Beauty në Tik Tok që është gjithmonë në kërkim të trendeve të reja, i shkruajti menjëherë Minës nëse mund ta publikonin videon e saj duke i thënë që kontenti i saj ishte perfekt, Gjithashtu premtonin ti jepnin kreditet për videon. Mina, në mënyrë shumë të sjellshme, e kishte pranuar kërkesën e tyre.

Por ajo çka erdhi më pas nuk ishte ajo që pritej. Huda Beauty e ripostoi videon duke dhënë mendimin e saj për mënyrën e aplikimit të korrektorit nga Mina. Duke bërë disa shprehje fytyre të çuditshme ndoshta dhe pak arrogante, Huda tregonte se asnjë skishte nevojë të aplikonte aq shumë korrektor dhe se ajo nuk ishte mënyra e duhur e aplikimit.

Sapo e pa videon, Mina nuk hezitoi ti shkruante Hudës duke thënë se video e saj ishte ofenduese dhe se herën tjetër që do ti kërkonin leje për repost, ti tregonin paraprakisht se do të silleshin keq me të. E indinjuar, ajo nxorri me anë të një fotoje bisedën reale me sipërmarrësen e njohur.

Pasi fansat filluan sulmin e tyre në komente kundrejt Hudës, duke e quajtur të pasjellshme dhe ofenduese, ajo reagoi. Publikoi një video ku i kërkonte falje Minës. Ajo shpjegoi se gjithmonë kur bënte reagime të tilla e rishihte videon përpara se ta publikonte, por kësaj here nuk kishte pasur aq shumë kohë. Huda pranoi se në video kishte folur në një mënyrë jo korrekte, sepse i kishte nxjerrë fjalët pa u menduar mirë.

“U ndjeva keq sepse nuk arrita ta editoja videon. E kontaktova menjëherë Minën dhe kemi biseduar gjatë në mesazhe. Nuk dëshiroja të bëja këtë video, por ma kërkoi ajo. Duket se në reagimin tim kam ofenduar teknikën e saj të make up. Dhe kjo është gjëja e fundit që dua të bëjë. Make up nuk ka rregulla. Kërkoj ndjesë nga thellësia e zemrës dhe uroj që ta rikuperoj marrëdhënien me të, duke e harruar këtë histori.”- tha Huda në video.

Gjithsesi ndjekësit ende mendojnë se ndonjëherë Huda Beauty është shumë e pasjellshme në mënyrën si reagon për fenomene të ndryshme.


Lexo me shume se sei Huda Beauty e krijoi kompanine e saj nga hici duke klikuar linkun.