udo që Gigi Hadid është pjesëmarrëse ajo nuk do të mbetet pa u komentuar. Stili i saj është shpesh katalizator për një trend të ri bukurie dhe transformimi i saj i fundit nuk bën përjashtim.

Interneti dukshëm është çmendur pas look-ut të Gigi Hadid ne Kane.Ata i kanë vënë emrin: “Barbie i jetës reale”.

Ajo doli në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë 2023 për një shfaqje të filmit Firebrand (Le Jeu De La Reine) të dielën me një fustan të personalizuar bisht peshku nga Zac Posen. Stilisti mori frymëzimin e tij nga një dizajn vintage që Bella Hadid e ka veshur dikur.

Në vitin 2018, Bella veshi fustanin origjinal rozë nga koleksioni i modës vjeshtë-dimër 2006 i Jean Paul Gaultier, i cili paraqiste një siluetë të ngushtë, pa rripa dhe një bust të mprehur në bel, në darkën gala Naked Heart France gjatë javës së modës në Paris.

Gigi i dha fustanit një pamje më dramatike duke zgjedhur ngjyrën bezhë që përshtatet aq bukur me tiparet e modeles.

Për flokët modelja ka zgjedhur nuancën e bjondes kaliforniane duke ruajtur rrënjën e errët origjinale. Për ti stiluar ajo zgjodhi një model që sfidonte gravitetin, të mbushur me shumë ngritje të rrënjëve dhe valë të buta që i binin mbi një shpatull deri te beli i saj.

Grimi konsistonte në faqe me konture të buta dhe një buzëkuq nude, bakri me një shkëlqim metalik.

Për ti dhënë veshjes më shumë elemente glamour Gigi Hadid u mbulua e gjitha në diamante duke zgjedhur një varëse të madhe dhe vëthë që vezullonin.
Me pak fjalë modelja shkëlqeu!

