May 3, 2023
 in 
Estetikë

Ja çfarë duhet të dini mbi depilimin me dyll.

D

epilimi me dyll është konsideruar si një nga mënyrat më efektive për heqjen e qimeve. Njerëzit pretendojnë se efekti i kësaj alternative zgjat më gjatë në kohë, gjithashtu e bën qimen më pak të ashpër.

Por cilat janë këshillat që duhet të ndiqni para se të vendosni që të depiloheni me dyll?Në mënyrë që procesi të jetë më pak i dhimbshëm dhe me rezultat të mirë lexoni më poshtë.

Së pari lëkura duhet të jetë shumë e pastër. Përdorni solucione që lëkura juaj të mos jetë e thatë, pasi lëkura e vdekur ngelet tek dylli dhe bën që qimet të mos kapen mire.

Nëse jeni një individ me lëkurë shumë të ndjeshme, këshillohet që të përdorni një krem mpirës.Zakonisht i gjeni në farmaci. Kremi duhet aplikuar minimalisht 30 minuta përpara depilimit.

Gjithashtu ajo çka rekomandohet më së shumti është që të bëni një banjë me ujë të ngrohtë përpara procesit. Uji i ngrohtë do të bëjë që poret të hapen dhe qimet të zbuten.

Disa individë preferojnë të marrin një aspirinë 45 minuta përpara se të depilohen duke thënë se kështu dhimbja bëhet më e durueshme.

Sigurohuni që depilimin me dyll mos ta kryeni gjatë kohës që jeni me perioda dhe as kur sapo ju ka kaluar cikli.

Disa ditë pas depilimit, vishni të brendshme pambuku dhe rroba të lirshme, në mënyrë që zonat e depiluara të ajrosen dhe të mos irritohen.

Pse depilimi me brisk eshte me i sikletshem? Klikoni linkun per te mesuar me shume.