Jul 26, 2023
 in 
Trendet

Ja çfarë ju duhet për ti mbrojtur flokët në verë sipas Sezerit.

S

ezer, parukieri i njohur turk që tashmë zhvillon aktivitetin e tij në Tiranë, ishte i ftuar tek “Rudina” për të folur rreth mbrojtes së flokëve në verë.

Parukieri i njohur tregoi se kripa e detit dhe klori i pishinave  gjithashtu edhe dielli janë disa nga armiqtë më të këqij të flokut. Sipas Sezerit shpëtimi juaj këtë verë do të jetë pikërisht vaji i ullirit që të gjithë e kemi në shtëpi.

Sekreti qëndron që ta keni gjithmonë me vete kur shkoni në plazh dhe para se të futeni në det ti keni flokët e lyer me vaj ulliri. Ai funksionin si një mbrojtës mjaft efektiv.

Gjithashtu ai rekomandon që pas plazhit të lyeni flokët  me vaj ulliri e ti mbani gjatë gjithë natës.  Kjo maskë duhet bërë njëherë në javë.
Nxitoni goca ta vini në praktikë sepse sekreti i flokëve të shendetshëm qenka vaji i ullirit.