Mar 31, 2023
 in 
SkinCare

Ja çfarë të bëni për aknet hormonale

P

COS quhet ndyshe çrregullimi i hormoneve dhe është konsideruar si një nga sëmundjet më të shpeshta tek femrat.

Një nga shenjat paralajmëruese që mund të vuani nga PCOS janë dhe aknet në pjesën e mjekrrës. Shumë prej kurave që merren për akne normale nuk funksiojnë për aknet hormonale. Prandaj më poshtë do të gjeni disa këshilla prej mjekëve se si ti trajtoni ato.

Fillimisht duhet të jeni shumë të rregullta në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës. Këshillohet të përdorni produkte sa më natyrale. Gjithashtu mjekët thonë se nuk duhet të mbingarkoni lëkurën tuaj me shumë produkte.

Së dyti të ngrënurit shëndetshëm duhet të kthehet në obligim për ju. Shmagni bulmetin dhe ëmbëlsirat pasi janë një nga faktorët që acarojnë lëkurën.Gjithashtu largoni ushqimet që përmbajnë pesticide. Fusni në rutinën tuaj perimet dhe frutat.

Reduktoni stresin. Mund të duket qesharake po ndonjëherë stresi përkthehet në një lëkurë tepër të acaruar.  Zgjidhni një aktivitet fizik që të shfryni energjitë tuaja negative.

Përdorni suplemente dhe do të shihni ndryshim. Disa nga suplementët që do tju ndihmojnë më tepër janë: vaji i peshkut, zinku, vitamina C, magnezi.

Lexoni me shume per PCOS duke klikuar linkun.