Jul 14, 2023
 in 
Thonjë

Ja disa ide për pedikyrin e muajit korrik!

Ë

shtë koha perfekte që të tregoni gishtat tuaj pasi në këto ditë super të nxehta të verës gjithçka ju duhet janë vetëm një palë shapka. E që të dukeni të kompletuara ju nevojitet gjithashtu edhe një pedikyr veror mahnitës. Kështu që para se të lini takimin tuaj të rradhës te estetistja, merrni një pije të freskët dhe shikoni pak idetë që do tju servirim për thonjtë tuaj të këmbës në këtë muaj.

1. Të gjitha nuancat e rozës.

Besoj e dini që ky vit është i ngjyrës rozë dhe të gjitha tonaliteteve të saj. Barbie ka gjithë vëmendjen prandaj do të dukeni shumë cool.Tregohuni të guximshme dhe provoni edhe rozën neon pasi shkon perfekt me lëkurën e nxirë.

2.Blu e errët.

Jepni idenë e thellësisë së oqeanit me një nuancë magjepsëse blu kobalti në gishtërinjtë tuaj. Kjo ngjyrë e pasur dhe intensive pasqyron sofistikim dhe kombinohet bukur.

3. E gjelbër bizele.

Nëse doni të jeni unike në zgjedhjet tuaja,provoni këtë ngjyrë. Kjo nuancë sigurisht që do të sjellë një frymë të freskët në pamjen tuaj.

4. E kuqe

Kjo ngjyrë është zgjedhja klasike. Nuk mund të gaboni kurrë me një pedikyr të kuq. Zgjidhni nga një sërë tonalitetesh për të gjetur përputhjen tuaj të përsosur. Të kuqtë janë elegantë, të gjithanshëm dhe ngjallin një ndjenjë vetbesimi. Pavarësisht nëse jeni duke shëtitur përgjatë plazhit ose duke marrë pjesë në një mbrëmje verore, thonjtë e kuq do të japin gjithmonë një tjetër ndjesi.

5. E zeza

E zeza është një ngjyrë klasike që shton një prekje misteri në lookun tuaj. Shtojini gjithashtu pak dizajn për të thyer ftohtësinë e saj.