Apr 18, 2023
 in 
Estetikë

Ja disa përdorime të botoksit që ndoshta nuk i dinit.

B

otoksi është një nga trendet e kohës. Shumë njerëz e kanë aplikuar atë për të shmangur plakjen ose për të ndërhyre në disa tipare të tyre. Përgjithësit botoksi është përdorur për të mpirë vijat e ballit ose për rrudhat poshtë syrit.

Në rrjet tashmë është bërë trend përdorimi i botoksit për të pasur vetulla të ngritura. Duke aplikuar botoksin në këtë zonë do tju bëjë të krijoni një pamje të ngritur të fytyrës që automatikisht do tjua tregojë atë më të dobët.

Nësë e aplikoni botoksin në pjesët anësore të hundës, do të bëni të mundur zhdukjen e rrudhave që krijohen kur qeshni. Gjithashtu me anë të tij mund të krijoni një pamje më të ngritur të hundës, nëse ky është qëllimi juaj.

Botoksi do tju ndihmojë shumë nëse keni një buzëqeshje të rënë. Aplikojeni atë në pjesët anësore të buzëve dhe përgjatë 3 muajve nuk do ta keni më këtë problem.

Por edhe nëse nuk doni që mishrat e dhëmbëve mos tju duken kur buzëqeshni, botoksi është aty për ju.

Nëse dëshironi një fytyrë më të mprehtë dhe më të dobët apilikimi i botoksit në pjesët anësore të mjekrës është zgjidhja juaj.

Klikoni linkun per te pare sei si duken fillers dhe botoks perpara se ti perdorni ato.