a më shumë koha kalon aq më shumë është e nevojshme të fillojmë të marrim suplemente. Ato shërbejnë për të plotësuar mungesat që ka trupi jonë në mënyrë që ai të performojë më së miri.
.jpeg)
Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën. Mungesa ose pamjaftueshmëria e zinkut shkakton nivele të ulëta të testosteronit, ngadalëson shërimin e infeksioneve dhe lëndimeve në lëkurë, e lë atë të pambrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
.jpeg)
Për më tepër, organizmi ynë ka nevojë për zink që të aktivizojë qelizat T, të cilat rregullojnë sistemin imunitar dhe sulmojnë qelizat kancerogjene. Sipas ekspertëve, nivelet e ulëta të zinkut nxisin depresionin.
Nëse organizmi ka mungesë të këtij minerali thelbësor atëherë do trupi i njeriut do të përballet me simptomat e mëposhtme:
• Pika të bardha në thonj
• Psoriazë, ekzemë dhe akne
• Puçra dhe herpes të përsëritur
• Ftohje të përsëritur
• Zbokth
• Mjegullim të trurit dhe probleme të tjera mendore
.jpeg)
Është e rëndësishme që pas një konsulte me mjekun të vendosni për fillimin e marrjes së suplementit të zinkut. Gjithashtu tregoni kujdes me sasinë që konsumoni sepse përdorimi i tepërt mund të sjellë shumë efekte negative në organizëm.