Jun 9, 2023
 in 
Studime

Ja sa kohë ju duhet këtyre produkteve që të japin rezultat në fytyrën tuaj.

K

ur fillojmë të përdorim një produkt të ri në rutinën tonë të kujdesit të lëkurës, jemi gjithmonë shumë kuriozë për ndryshimet që do të ndodhin në lëkurë. Shpesh harrojmë se disa produkteve ju duhet një kohë e caktuar që të bashkëpunojnë me lëkurën për të dhënë një përmirësim të dukshëm.

Në bazë të këshillave nga dermatologët kemi bërë një listë se sa kohë i duhet secilit produkt të japë rezultate.

Acidi Hialuronik-  Fillon të bashkëveprojë menjëherë me lëkurën.

Niacinamidet-Do të shihni rezultat pas 8 deri në 12 javë nga fillimi i përdorimit të tyre.

Vitamina C-Duhet më shumë se 3 javë.

AHA- Këtij acidi i duhet minimum 12 javë për të dhënë shenjat e para të përmirësimit në lëkurë.

BHA- Vlen e njëjta gjë edhe për acidin salicilik.

Retinol-Këtij produkti i duhet 3 deri në 6 muaj që të ndërveprojë më lëkurën. Do tju lodhë pak së prituri po rezultatet ja vlejnë.

Kliko linkun per te pare se cilat jane benefitet e te perdorurit retinol.