tletet janë zgjidhja perfekte për përditshmëri. Komode dhe të kombinueshme me gjithçka, një palë atlete të bardha nuk duhet të mungojnë në dollapin tuaj.

Por si të veproni kur ato bëhen pis dhe nuk mund ti fusni në lavatriçe sepse mund të prishen? Më poshtë ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë dhe praktike.

Në një tas hidhni një lugë pastë dhëmbësh. Shtojini një lugë sodë buke dhe dy lugë ilaç enësh. Të tre këto ingredientë njihen për vetitë pastruese që kanë e kur bashkohen veprojnë edhe më mirë. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë homogjene e lëngshme.

.jpg)
.jpg)
Më pas merrni një furçë dhëmbësh të pastër dhe filloni fërkoni fort pjesët anësore të atleteve tuaja. Do të vini re se si pluhurat largohen menjëherë dhe dhëmbëzat e gomës së atletes bëhen shumë shpejt të bardha.

Pasi të jeni siguruar që keni bërë një pastrim të mirë, merrni një leckë të njomë dhe filloni të pastroni pjesën e lëkurës së atleteve tuaja. Pas disa minutash, ju sigurojmë që atletet tuaja do të duken sikur sapo i keni blerë. Provojeni dhe na tregoni nëse funksionoi dhe për ju.

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth kepuceve qe cdo vazje duhet te kete.