Mar 8, 2023
 in 
Estetikë

Ja zgjidhja për rrathët e zinj poshtë syve.

L

odhja,stresi, pagjumësia e shumë faktorë të tjerë janë shkaktarë të rrathëve të zinj poshtë syve. Për disa ky është një problem madhor. Përpiqemi aq shumë ti mbulojmë me korrektor për tu dukur më të gjallë e më të kuruar. Po ra ka zgjidhje tjetër përveç kësaj

Dermatologët kanë rekomanduar disa kremra, të cilët pasi janë testuar, kanë dhënë rezultate mjaft të mira kundër rrathëve të zinj të syve. Hidhini një sy listës dhe na thoni cili prej tyre do të ketë më shumë efekt te ju.

Inkey List Caffeine Eye Cream

Konsiderohet si një version ekonomik por që e bën shumë mirë punën e tij. Nëse ju duhet të kurseni pak këtë muaj, provoni këtë.

Drunk Elephant C-Tango Multivitamin Eye Cream

Përbëhet nga një përzierje e fuqishme e 5 formave të vitaminës C, peptideve, ceramideve dhe ekstraktit të kastravecit. Nuk është për t'u habitur që kremi i syve i Drunk Elephant është një nga produktet më të mira për rrathët e zinj.

Bioderma Sensibio Gel Eye Contour

Ky krem përmban kafeinë dhe është cilësuar si një faktor i rëndësishem  për ndriçimin e zonave poshtë syrit.

Ole Henriksen Banana Bright Eye Crème

Është një nga kremrat më të shitur përsa i përkët kësaj problematike. Ai përbëhet nga vitamina C dhe kolagjen që janë esencialë për zhdukejn e rrathëve të zinj poshtë syve.

La Roche-Posay Pigmentclar Eye Cream for Dark Circles

Edhe LRP ka krijuar produktin e saj dedikuar rrathëve poshtë syrit. Kremi përmban niacinamide,kafeine dhe ujë nga burimi termal i markës La Roche-Posay. Pigmentclar është një krem i fortë për të trajtuar me lehtësi rrathët tuaj të errët.

Paula’s Choice Clinical Ceramide-Enriched Firming Eye Cream

Ky krem ështëi formuluar me retinol vitaminë C dhe 5 ceramide identike me lëkurën që ndihmojnë në ndriçimin dhe rigjallërimin e pjesës poshtë syve

Për të krijuar një rutinë të mirëfilltë para gjumit, informohuni duke klikuar linkun.