Hailey Bieber prej disa muajsh është bërë pjesë e industrisë së bukurisë duke lançuar linjën e saj ndaj kujdesit të lekurës. Ka pasur reagime të përziera nga influencër të ndryshëm për Rhode.

Një prej tyre është edhe Jeffree Star. Influeceri i njohur ka habitur ndjekësit me pershtypjet e tij rreth këtyre produkteve.

Sapo e ka hapur kutinë që i kishte ardhur dhuratë nga brandi ai menjëherë tregoi se nuk i pëlqente si Hailey kishte dalë në foton prezantuse të linjës. Me zërin ironizues ai thotë në video:
“Së pari paketimi është kaq i mërzitshëm!! Dhe o zot, pse kjo duket sikur do të vdesë?? Fytyra e saj duket sikur thotë“ Pse e krijova këtë brand? “
Epo kështu është kur ke lekët e babit dhe mund ti përdorësh për çfarë të duash.”

Jeffree vazhdoi të tregonte produktet duke shprehur hapur antipatinë e tij nga Haileyt.Ai vazhdoi videon duke thënë se tashmë kishte zgjedhur kë do të mbështeste dhe ajo ishte Selena.
“Ne këtë shtepi ne jemi pro Selenës. Dhe ne jemi kundra bullizimit të individëve!”-shtoi ai.

Kujtojmë se kohët e fundi Hailey dhe shoqet e saj kanë qënë kryefjala e mediave për veprimet bullizuese që kanë bërë ndaj Selena Gomez.
Pa i hapur fare produktet që ishin brenda duke komentuar se ishin produkte të mërzitshme ai i hodhi ato në kosh.

Me tepër sesa review kjo ishte një shenjë revolte kundër sjelljes së Hailey Bieber. Ndjekësit e mbështetën Jeffreen në këtë video duke mos e përkrahur bullizmin në rrjete sociale që është kthyer në një problem shumë të madh të shoqërisë sonë kohët e fundit.
Klikoni linkun per te lexuar me shume rreh drames se shkaktuar ne internet midis Hailey Bieber dhe Selena Gomez.