ady Gaga zgjodhi ti surprizojë të gjithë kur u ngjit në skenën e Oscars veshur me një Tshirt dhe xhinse. Por më shumë habiti zgjedhja e saj të performonte pa asnjë grimcë make up duke ja lënë shkëlqimin vetëm performancës. Dhe dhuroi një show shumë të veçantë që bëri bujë në media.

Po për artistë të tjerë pa komplekse që se kanë problem të tregojnë fytyrën e tyre të pagrimuar jeni kuriozë?
Alicia Keys vendosi të mos përdorte më make up nëpër performacat e saj si dhe në çdo dalje të saj publike. Sipas saj, grimi nuk e bën të ndjehet mirë dhe i duket sikur e nxjerr jashtë vetes.

Mund tju duket e çuditshme por edhe Kim Kardashian ka treguar fytyrën e saj pa asnjë grimcë make up. Edhe pse ylli i rrjeteve sociale është e fiksuar të duket gjithmonë e kuruar, në platformat e saj ajo ka vërtetuar disa herë se nuk ka nevojë për make up që të duket bukur.

Camilla Cabello ishte kryefjala e verës së shkuar sepse postonte vazhdimisht foto pa make up nga pushimet e saj. Lëkura e saj e freskët dhe e pastër i mahniti fansat.

Lorde është një nga artistet që nuk e ka fare problem të shfaqet totalisht natyrale pa grim dhe flokë të pastiluar. Madje ajo e bën këtë gjë edhe gjatë koncerteve,duke treguar thjeshtësinë e saj.

Hailey Bieber sa herë poston video duke bërë skincare, vërteton se ka një fytyrë të pastër si bora dhe në përditshmëri i mjaftojnë vetëm një rimel dhe një lipgloss për tu dukur bukur.

Cardi B një ditë u zgjua dhe postoi një foto pa make up dhe filtra në Instagram duke shkruar:
“Kjo jam unë! Kjo është fytyra ime pasi u zgjova 20 minuta më parë, pa filtër, flokë të pa krehur,të gjitha këto. Unë kurrë nuk kam pasur frikë të tregoj veten time të vërtetë.Kam besim në lëkurën time .”

Michelle Obama, ish zonja e parë, duket mjaft e bukur dhe e freskët në çdo postim që nxjerr në Instagram pa make dhe filtra.

Gigi Hadid ka një lëkurë aq të pastër dhe të lëmuar sa nuk çuditemi fare me postimet e saj pa pikë grimi në fytyrë.

Selena Gomez është një nga ato personazhe që e kanë krijuar tashmë besimin në vete për të dalë komplet pa filtra dhe pa make up. Këto selfie i gjeni shpeshherë në profilin e saj.

Edhe pse vitet kalojnë dhe mosha bën të veten, artistja e madhe Celine Dion asnjëherë nuk është munduar ti fshehi rrudhat. Ajo ndan me fansat shpesh foto dhe selfie ku nuk përdor make up por zgjedh të jetë transparente.

Victoria Beckham duke përdorur linjën e saj të kujdesit të lëkurës, është super e sigurt pa asnjë pikë make-up në fytyrë. Ajo hyn shpesh në Instagram për të treguar pamjen e saj natyrale, me mbishkrimin e postimit:
"Çlironi veten. Pa grim, vetëm Serum.”

Bella Hadid si një nga femrat më të bukura të momentit, se ka fare problem të postojë foto kur sapo është zgjuar nga gjumi dhe kur është në plazh pa grim. Madje Bella ka folur shpesh në instagram për mënyrën se si ndihet realisht nga brenda edhe ne ditët më të këqija,duke dashur të jetë sa me e sinqertë më fansat.

Nuk kishte si ti mungonte këtij artikulli një nga personazhet më të përfolur të momentit, Rihanna.
Edhe pse është CEO e një kompanie make up, këngëtarja dëshiron të të tregojë edhe veten e saj të freskët pa make up dhe të lirë në thjeshtësinë e saj.

Nese ju pelqen Adele, klikoni linkun per te pare transformimin e saj nder vite.