Jun 20, 2023
 in 
Thonjë

Jo vetëm Hailey, edhe Jennifer Lopez ka një model thonjsh për ju

V

era është periudha perfekte ku nuk ka asnjë kufizim për të dekoruar thonjtë tuaj. Ajo ju jep lirinë të eksperimentoni me ngjyra, design, vizatime, xixa, gurë e shumë të tjera.

Një nga vajzat që inspiron mē tepër me modelet e thonjve që përzgjedh është Hailey Bieber. E njohur për stilin e saj minimalist, kjo verë e gjeti ndryshe modelen duke zgjedhur nje model që tërheq vëmendje me shumë ngjyra e zbukurime.

Por së fundmi edhe Jennifer Lopez është kthyer në një burim inspirimi përsa i përket thonjve. Ajo mbetet besnike e thonjve klasikë dhe të thjeshtë.

Në tapetin e kuq ajo kishte zgjedhur ngjyrën “strawberry milk” ose ndryshe qumësht luleshtrydheje.

Kjo nuancë vjen në ngjyrë të bardhë kombinuar me një rozë super të lehtë.  Një model që përcjell pastërti dhe klas.

Nëse dhe ju mbeteni  besnike të stilit minimalist, provojeni dhe na tregoni rezultatet tuaja.

Klikoni linkun per te pare sugjerimin e Hailey Bieber per thonjte tuaj te veres 2023.