ë gjithë e dëshirojmë një lëkurë të shndrritshme që shkëlqen edhe pa make up. Përveç kujdesit nëpërmjet një rutine strikte, rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi i shëndetshëm. Specifikisht janë disa ushqime që shërbejnë për një lëkurë që shkëlqen. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre.

Rrënjët e lulediellit.
Mund tju duket e çuditshme por janë vërtet të rëndësishme sepse veprojnë si detoks për lëkurën tuaj. Mund ti shtoni në sallatë, në smoothie ose ti përdorni më vete. Konsiderohen mjaft të shijshme.

Brokoli.
Luan një rol spicifik në balancën hormonale që përkthehet në lëkurë të pastër që shkëlqen.Brokoli është i pasur në fibra ndaj dhe duhet ta përfshini patjetër në dietën tuaj.

Manaferra.
Përmbajnë vitaminë C që konsiderohet si çelsi i lëkurës që shkëlqen. Ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e kolagjenit. Manaferrat përmbajnë fibra dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.

Limoni.
Një ndihmë emadhe për lëkurën tuaj do të ishte nëse në vend të kafes në mëngjes, të pini njëgotë ujë të madhe me limon. Limoni është një burim fantastik për vitaminën Cdhe gjithashtu konsiderohet si një pastrues natyral për metabolizmin e njeriut.

Shtojini këto ushqime në regjimin tuaj dhe lëkura do tju falenderojë.
Kliko linkun per te mesuar me shume rreth ushqimeve qe ndihmojne ne prodhimin e kolagjenit.