Apr 20, 2023
 in 
Flokë

Keratina për shtrirjen e flokëve, a është e dëmshme?

N

Një ndër trendet e fundit për sa i përket kujdesit ndaj flokëve është pikërisht shtrirja me keratinë. Vajzat e kanë gjetur këtë process shumë të dobishëm pasi kanë përfituar flokë të rregullt çdo ditë pa shpenzuar shumë kohë.

Keratina në vetvete është një lloj proteine natyrale në lëkurë, flokë dhe thonj. Një trajtim me keratinë shton keratinë shtesë në flokët tuaj, e cila mund të ndihmojë në reduktimin e këputjes, rritjen e shkëlqimit dhe forcimin e flokëve.Gjithashtu një nga funksionet kryesore të këtij trajtimi është t’i bëjë flokët tuaj më të drejtë.

Por së fundmi një sërë paralajmërimesh janë bërë në rrjet përsa i përket keratinës së përdorur në këto trajtime. Sipas studiuesve ajo nuk është keratinë natyrale por e krijuar nga disa përbërës të tjerë të shtuar, duke përfshirë një kimikat të quajtur formaldehid. Pikërisht ky kimikat është një problem i madh.

Shkencëtaret paralajmërojnë se formaldehid është një kimikat kancerogjen i njohur. Ai ose e shkakton kancerin ose e ndihmon të rritet. Per keto pasoja fatale, ky kimikat eshte mjaft i rrezikshem.

Por nuk mbaron me kaq sepse ai ka dhe efekte të tjera anësore.

Sipas të njëjtit studim, formaldehidi dhe përbërësit e lidhur në trajtimet me keratinë mund të kontribuojnë në: irritim të syve, dhimbje koke, marramendje, dhimbje të fytit,kollitje, të përziera, dhimbje gjoksi, të vjella, skuqje.

Nga vëzhgimet e kryera është vënë re se klientët që kanë përdorur këtë trajtim kanë filluar ti kenë këto efekte në moment ose dhe pak më vonë.

Këshilla e studiuesve: informohuni gjithmonë mbi produktet që parukieret përdorin në flokët tuaj. Mos pranoni të kryeni çdo proces vetëm për të qënë më të bukura.

kliko linkun per te mesuar disa keshilla efektive se si ti rrisni floket tuaj me shpejt.