Aug 31, 2022
 in 
Produkte

Këtë produkt nuk duhet ta hiqni nga çanta

T

ani që koha po fillon të ftohet disa produkte duhet të jenë të pandashme nga ne, pasi janë shumë të nevojshme në këtë periudhe.

Produkti për të cilin po flasin sot dhe që duhet ta kemi gjithmonë në çantën tonë është kremi i duarve, dhe ne do ju tregojmë se përse është e rëndësishme kjo gjë.

Në përgjithësi, kremrat e duarve ndryshojnë nga ato që përdoren në trup, pasi duart kërkojnë një lloj tjetër kujdesi. Duke qenë se ekspozohen vazhdimisht, ato duhet jo vetëm të ndihen mirë, por edhe të mbrohen. Përdorimi i një kremi ditor të duarve që përmban një SPF është i domosdoshëm dhe ai që përthithet shpejt do të thotë se mund të përdoret gjatë gjithë ditës. Natën, ju mund të provoni diçka më të pasur që përdor përbërës më specifikë, si ai që përmban veti kundër plakjes ose zbardhjes së lëkurës. Për një trajtim më intensiv, pasi të keni mbuluar duart me produkt, vendosni një palë doreza. Mund të duket e çuditshme, por ato do të ndihmojnë në bllokimin e lagështirës në duar dhe parandalimin e fërkimit të produktit, duke e lejuar atë të përthithet në mënyrë efektive. Prisni rreth 15 minuta, më pas hiqni dorezat dhe do të ndjeni menjëherë ndryshimin në lëkurën tuaj.

Kremi i duarve nuk është vetëm hidratues; është një trajtim i këndshëm. Kremin e duarve mund ta vendosni kudo dhe ne çdo moment, prandaj është një kujdes ndaj vetes i palimituar.

Gjithashtu hidratimi i duarve ngadalson plakjen e tyre, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm.

Prandaj për të parandaluar tharjen apo plasaritjen lëkurës së duarve për shkak të ndryshimit klimatik, kremi i duarve nuk duhet kurrë të mungojë në çantën tuaj.