ëse keni zgjedhur fustanin perfekt, keni gjetur këpucët e duhura dhe make up juaj është më i bukur se kurrë për të dalë darkave në fundjavë, diçka ju mungon. Looku do të duket i pa kompletuar nëse nuk keni zgjedhur çantën që ju përshtet më mirë.

Zakonisht vajzat preferojnë një çantë të vogël sepse nuk do i duhen shumë gjëra me vete. Më poshtë ju sugjerojmë disa variante, të cilat konsiderohen si një investim i mirë për garderobën tuaj.
Zara Metal Trim Shoulder Bag
Kjo çantë e vogël supi në ngjyrë jeshile të errët kombinohet megjithçka por akoma më bukur do të dukej me një veshje totalisht të zezë.

Gucci Gg Marmont Mini
Prej lëkure,e thjeshtë, ngjyrë qumështi, ky model bën diferencën. Pjesa më e bukur e saj është copëza metalike me inicialet e markës.

Valentino Garavani Handbags
Nëse dëshironi të dukeni si një barbi e vërtetë, atëherë pjesë e koleksionit tuaj duhet të jetë patjetër çanta ngjyrë rozë e errët nga Valentino. Shumë cilësore dhe e dizenjuar bukur, sytë e të gjithëve do të jenë te çanta juaj.

The Jacquemus Le Chiquito bag
Çanta Jacquemus Le Chiquito është një nga mini-çantat mëtë njohura dhe më të kërkuara. Madhësia e vogël është në kontrast me dorezën e lakuar që qëndron në majë të çantës. Rripi i lëvizshëm i shpatullave bën të mundur që Le Chiquito tw mund të stilohet nëmënyra të ndryshme, një zgjedhje e shkëlqyer për këdo.

Bottega Veneta Crossbody Bag
Është evidentuar si një nga produktet më të shitura të markës dhe është kthyer shpejt në një çantë klasike kult,e dashur nga fansat e modës në të gjithë botën. Është e disponueshme në një gamë të gjërë nuancash për t'i dhënë perfeksion pamjes suaj.
.jpg)
Kliko linkun per tu informuar me shume rreth kepuceve qe duhet ti keni patjeter ne koleksionin tuaj.