Jul 21, 2023
 in 
Produkte

Këto fondatina do ti rezistojnë temperaturave të larta të verës.

D

uke qënë se po kalojmë ditë mjaft të nxehta, procesi i të bërit make up duket vite dritë larg.Megjithatë shpesh herë mund të kemi nevojë për një fondatinë të lehtë me pak mbulim në mënyrë që të njëtrajtësojmë tonin e lëkurës.

Por jo të gjitha fondatinat e kanë aftësinë ti rezistojnë këtyre temperaturave të larta. Le ti hedhim një sy atyre opsioneve që nuk do tju lënë në baltë as këtë verë.

Lëkurë perfekte nga Selen Cosmetics

Kjo fondatinë nga brandi shqiptar “ Selen” është prodhuar duke u testuar më parë nëse do ti rezistonte temperaturave të larta. Dhe rezultatet ishin fantastike. Ajo qëndron stoike edhe në këto ditë të nxehta që kanë pushtuar Tiranën. Shkrihet në lëkurë duke e lënë atë të butë dhe me një efekt matt. Ky krem pudër është i pajisur me efekt optik Anti-Age.

Charlotte Tilbury Airbrush Flawless

Sipas ekspertëve të make up edhe nëse temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre,baza juaj do të qëndrojë e pa lëvizur më këtë fondatinë.

Maybelline Fit Me Matte + Poreless

Nëse po kërkoni një opsion ekonomik, atëherë ja ku e keni.Maybelline ofron këtë produkt që ndihmon në reduktimin e dukjes së poreve dhe të skuqjes. Formula e saj pa vaj e bën atë të përsosur edhe për ditët më të nxehta të verës.

MAC Pro Longwear Nourishing

Një formulë e papërshkueshme nga uji, që ofron një bazë të pastër me mbulim të plotë është opsioni perfekt.

Clinique Stay-Matte Oil-Free Makeup

Kjo formulë pa aromë është tepër e lehtë por gjithsesi arrin ta mbajë lëkurën tuaj mat. Ofron mbulim mesatar dhe i përshtatet më së miri llojeve të lëkurës normale dhe të yndyrshme. Formula përmban ekstrakt të lëvores së shelgut, i cili rrjedh nga pema e shelgut të bardhë dhe është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore. Redukton skuqjen, minimizon madhësinë e poreve dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës

Make Up For Ever Matte Velvet Skin

Nëse doni një lëkurë totalisht mat atëherë kjo do të jetë zgjedhja perfekte për ju.

Estee Lauder Double Wear Stay-In-Place

Kjo fondatinë nuk ka nevojë për shumë fjalë sepse e ka krijuar tashmë emrin e saj. Testojeni në çdo rrethanë të mundshme ajo do të qëndrojë me ju gjatë gjithë ditës pa u njollosur dhe pa u oksiduar.