ëse 2022 solli tendecën e prerjeve dramatike të flokëve, viti 2023 ka sjellë tërësisht një frymë të re. Këtë vit vihet re një qasje më e qetë dhe më e thjeshtë për stilimin e flokëve, pa kompromentuar stilin. Prerjet, stilimet dhe lyerjet do të jenë më afër natyrales.Hidhini një sy të gjitha trendeve që do të bëjnë namin këte sezon.
Ngjyra e kuqerremtë.
Ka ardhur koha të bëni pak pushim nga ngjyrat klasika si bjondja, kafja dhe e zeza dhe të provoni diçka të re. Është koha e flokëve të kuqerremtë. Prandaj mos ngurroni të lini orarin tuaj te parukierja.
Mos harroni, flokët e kuq janë jashtëzakonisht të vështirë për t'u mirëmbajtur por mos lejoni që kjo t'ju ndalojë të përqafoni këtë trend. Çelësi për të siguruar që e kuqja të qëndrojë e ndritshme për aq kohë sa të jetë e mundur, është të përmirësoni rutinën tuaj të kujdesit të flokëve duke përfshirë produkte që do të mbrojnë dhe përmirësojnë ngjyrën tuaj të re. Zëvendësoni shampon dhe balsamin tuaj të zakonshëm me një që është formuluar për flokë të trajtuar me ngjyra.Një herë nëj avë përdorni një trajtim për ruajtjen e ngjyrës.

Flokë super të gjatë.
Viti 2022 i përkiste flokëve të shkurtër. Ky vit i dedikohet flokëve super të gjatë. Nëse jeni të përkushtuar për t'i rritur flokët tuaj më të gjatë dhe më të fortë se kurrë, sigurohuni që të ndërroni shampon dhe balsamin tuaj të zakonshëm me një sistem të formuluar për t'i dhënë fund këputjes.
Të presësh që flokët të rriten kërkon shumë durim, dhe ne aq sa e admirojmë durimin, ndonjëherë thjesht nuk e kemi atë. Nëse dëshironi flokë ekstra të gjata përpara se të kalojë viti, paruket dhe zgjatimet mund t'ju ndihmojnë të arrini atje.

Flokë të shëndetshëm dhe të butë.
Harrojeni pjastrën dhe mashat. Këtë vit nuk do tju duhen flokët super të drejtë apo kaçurrelat e bërë me nxehtësi.Ky trend i kujdesit të flokëve ka të bëjë me flokët që duken dhe ndihen të shëndetshëm. Pavarësisht nëse flokët tuaj janë me onde, me dredha ose diku në mes, çelësi për modele të përsosura flokësh pa nxehtësi është të gjeni produkte që funksionojnë me llojin tuaj natyral të flokëve.

Thuaj Mirupafshim rutinës me shumë produkte.
Duke qënë se 2023 është i gjithi për një pamje natyraledhe të thjeshtë, ka ardhur momenti që të mos investoni më te një rutinë e ndërlikuar me shumë produkte. Bëhuni racionalë dhe përpiquni të përdorni produktet më esenciale dhe efektive për llojin tuaj të flokut.

Prerje të çrregullta.
Kërkojini stilistit tuaj të flokëve një prerje me teksturë dhe shumë shtresa. Prisni rezulatitn dhe na thoni nëse ju pëlqen apo jo.

Informohoni me shume se si ti rrisni floket tuaj me shpejt duke klikuar linkun.