Jun 2, 2023
 in 
Flokë

Kjo maskë flokësh do të jetë shpëtimtarja juaj!

N

ëse keni flokë të dekoloruar që janë dëmtuar apo flokë të thatë pa jetë që ngatërrohen shpesh, ateherë hidhni një sy nga kuzhina juaj sepse mund te krijoni mrekulli.
Ju duhen disa produkte te thjeshta por me se shumtji do tju duhet konsistencë dhe durim. Durim sepse asnjë rezultat nuk arrihet brenda natës por me kalimin e kohës ndryshimi do të jetë i dukshëm.

Këtë fundjavë provoni të bëni ketë maskë mrekulli bërëse në shtëpi.  Do tju duhet gjysma e një avokadoje, një vezë dhe dhe dy lugë vaj ulliri.

Shtypeni mirë avokadon sa të vijë në trajtë kremi. Më pas hidhni vezën dhe përziejeni derisa masa e krijuar të jetë homogjene. Në fund shtoni vajin e ullirit duke e tretur ne maskë.


Kaq e thjeshtë ishte. Me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi ose i gjejmë fare lehtë.
Aplikojeni ne flokë nga rrënja në maja dhe mbajeni ashtu për 20 minuta. Shpaljeni me ujë të bollshëm dhe vazhdoni procedurat tuaja rutinë më pas.

Pas një muaji floku do tju duket më i shëndetshëm dhe më i plotë.

Per floke kacurrela provoni kete maske. Kliko linkun per ta lexuar.