emi në muajin gusht dhe dëshira për ti kaluar ditët buzë detit është e madhe. Dhe nëse nuk keni punuar me trupin gjatë dimrit mund të keni kompleks kilet e tepërta.

Të gjithë e dimë që më i vështirë për tu hequr është dhjami te pjesa e barkut. Yndyra në zonën e barkut konsiderohet si dhjami më “kokëfortë” për tu zhdukur.
Në ndihmë mund tju vijë kjo pije që mund ta realizoni fare thjesht në shtëpi. Sekreti i kësaj pijeje është bananja.

Ajo ka shumë vlera ushqyese.Është e pasur me kalium i cili ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe gjithashtu në largimin e toksinave nga trupi ynë.

Për këtë pije do tju duhen:
Përbërësit
1 lugë gjelle vaj kokosi
1 banane
1 portokall
1/4 e lugës pluhur xhenxhefili
1/2 gotë kos pa yndyrë (kos grek)
2 lugë gjelle pluhur hirrë
2 lugë fara liri

Si ta përgatisni?
1. Merrni një blender dhe shtoni të gjithë përbërësit në të.
2.Përziejini derisa të formohet një masë në formë paste.
3. Hidheni në një gotë, dhe shijoni pijen.
Pijeni këtë smoothie herët në mëngjes pasi është shumë ushqyese dhe do t'ju mbajë energjikë gjatë gjithë ditës. Së shpejti, do të shihni se stomaku juaj është bërë super i sheshtë!

Shënim: Është shumë thelbësore të keni një dietë të shëndetshme dhe një rutinë të duhur stërvitjeje për rezultate efektive.
Kliko linkun per ta nisur javen me nje smoothie te shendetshem.