Feb 23, 2023
 in 
SkinCare

Kolagjeni, eliksiri i bukurisë së përjetshme

Ç

do ditë e më shumë po dëgjojmë se sa i rëndesishëm është kolagjeni për lëkurën dhe trupin tonë. Disa e kanë quajtur dhe si eliksirin e bukurisë.  Ka ardhur koha të dimë më shumë rreth tij dhe benefiteve që ai sjell te ne.

Së pari kolagjeni është një proteinë. Ai gjendet në sasi të mëdha në trupin tonë. Në fakt brenda organizmit tonë kemi më shumë kolagjen se çfarëdo proteinë tjetër

 

Funksioni i kolagjenit është të mbajë qelizat e gjalla dhe të bëjë rigjenerim të lëkurës, indeve dhe kockave.

 Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës sonë fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura.

Por me kalimin e moshes prodhimi i kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet.

Por cilat jane arsyet që e kanë bërë kolagjenin të jetë eliksiri i bukurisë së përjetshme?

 

Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Ai i jep elasticitet lekurës duke vonuar sa më shumë të jetë e mundur shfaqjen e rrudhave.Kolagjeni bën të mundur që qelizat e lëkurës të vetë riparohen.

 

Mbështetje për flokë dhe thonjë të shëndetshëm

 Kolagjeni është proteine dhe protinat janë pjesë përbërëse e flokëve dhe thonjëve..Marrja e suplementeve të kolagjenit mund ta ngreje rritjen e thonjëve me 12% duke e zvogëluar thyerjen e tyre.

Kolagjeni mund të jetë një mundësi terapeutike potenciale për rënien e flokut dhe sëmundjet e tjera të lëkurës së kokës.

 Faktor I rëndësishëm kundra plakjes

 

Studimet mbi vetitë anti-plakje të kolagjenit kanë dalë në përfundimin se femrat që përdorin kolagjen kanë përmirësuar në mënyrë të dukshme elasticitetin e lëkurës, dehidratimin  dhe ashpërsinë e lëkurës, pa patur efekte anësore. Kjo e bën kolagjenin një nga përbërësit më të mirë natyralë për kujdesin ndaj lëkurës.

 

Kolagjeni ndihmon në eleminimin e celulitit dhe strijave

 Kolagjeni redukton gjithashtu dhe celulitin, strijat dhe çikatriçet. Kur lëkura humbet elasticitetin, si rezultat i pakësimit të kolagjenit ndodh një tjetër efekt: celulit më i dukshëm. Për shkak se lëkura juaj tashmë është më e hollë,celuliti del më në pah. Përmirësimi i elasticitetit të lëkurës nëpërmjet kolagjenit, bën që celuliti juaj të reduktohet.

nese doni te merrni me shume informacion se si krijohen rrudhat klikoni linkun.