Sep 16, 2022
 in 
Makeup

Koleksioni i ri i Selen: 12 produktet e reja 

S

elen Cosmetics lançoi me 9 Shtator koleksionin e ri me 12 produkte. E gjithë fushata bëri bujë të madhe dhe mori vëmëndje pasi përpara lançimit u dhuruan shumë nga produktet e reja nëpërmjet lorëjave të ndryshme, gjë që e rriti interesin,dëshirën dhe angazhimin e publikut për të parë më shumë.

Lançimi i produkteve u bë online , dhe të gjithë klientet që ishin regjistruar në webin e Selen, patën mundësinë të shikonin të gjitha produktet bashkë me çmimet 24 orë përpara, madje edhe të bënin porositë.

Shumë i kanë provuar tashmë produktet Selen , dhe qofshin ata klientë të thjeshtë apo personazh të ndryshëm, kanë dhënë mendime shumë pozitive për produktet dhe për inovacionin e sjellë në tregun Shqiptar.

Le t’ju hedhim një sy produkteve që Selen lançoi:

  1. Kremi Pudër Lëkurë Perfekte

Kremi pudër “Lëkurë Perfekte” , shkrihet në lëkurë, për t’u bërë një me të. Me një mbulim mesatar që zgjat 24 orë, nuk transferohet, është rezistente ndaj ujit dhe djersës. Lëkura mbetet e butë dhe me një efekt matt. Ky krem pudër është i pajisur me efekt optik Anti-Age.

Në fakt për këtë produkt, interesimi ka qënë i madh pasi Selen është marka e parë shqiptare që sjell një krem pudër , sidomos të këtij niveli cilësie.

  1. Korrektori Bye Bye Rrathë

Korrektori Bye Bye rrathë, mbulon plotësisht rrathët e zinj poshtë syve dhe zgjat gjithë ditën, duke neutralizuar tonin e lëkurës dhe duke perfeksionuar lëkurën. Ky korrektor mbulon rrathët, pagjumësinë dhe mëkatet.

Gjithashtu ky produkt është i sjellë vetëm nga Selen, në këtë nivel dhe cilësi.

  1. Kremi Magjik i Vetullave

Kremi magjik , stilon deri në detaje vetullën tuaj, duke i dhënë definicion dhe formë perfekte. Një formule rezistente që fikson vetullën për një kohë të gjatë . Për një pamje sa më natyrale , kaloni vetëm furçën e parë me produktin. Ndërsa për pamjen e një vetulle të laminuar , stilojeni atë me furçat e posatshme që gjenden poshtë kapakut. Sigurohuni që produktin ta aplikoni në mënyrë sa më të njëtrajtshme, duke filluar nga rrënja e vetullës.

Ky ishte produkti më risi i gjithë koleksionit pasi në të gjithë botën shumë pak firma e kanë sjellë, prandaj impakti është i madh.

  1. Ndriçuesi pluhur Diell DUO

Ndriçues pluhur DUO , jepi lëkurës tënde shkëlqimin e diellit. I pajisur me xixat më të bukura që mund të mendoni, për një ndriçim verbues por me efektin “e lagësht”, i cili i jep kaq hijeshi fytyrës tuaj. Ky ndriçues është për vajzat që duan që shkëlqimi i tyrë të dallojë, por njëkohësisht të mos jetë i tepërt.

  1. Ndriçues kremoz

Me një teksturë të butë dhe lehtësisht të sfumueshme, për t’i dhënë lëkurës një ndriçim kaq natyral por edhe të fortë. Me një pigment të lehtë rozë, mollëzat do të duken kaq të hijshme. Ky produkt qëndron gjatë në fytyrë, është i lehtë dhe delikat.

  1. Sfungjeri Pom Pom 

I dizenjuar me kujdes deri në detaj, për të qënë sa më praktik dhe efikas kur ju sfumoni kremin pudër, korrektorin apo çdo produkt tjetër kremoz (ose jo). Pom Pomi ka si qëllim të arrijë edhe cepat më të veshtirë të fytyrës. Prandaj mos u shqetësoni, sfungjeri që nuk e thith produktin, i butë dhe miqësor me fytyrën, i cili gjithashtu arrin të tejkalojë me lehtësi këndet e fytyrës, mund të jetë në duart tuaja.

  1. Kuqalashe Blush Duo

Pudër fytyre kompakte DUO, u jep mollëzave tuaja jetë dhe bukuri. Me dy ngjyra kaq të veçanta, do kesh mundësinë të krijosh një dukje natyrale me njërin, e një pamje më të theksuar me tjetrën, pra më të mirën e dy botëve, e ke brenda një paketimi.

  1. Skulpture Bronzer Duo

Nxirës pluhur DUO, definon dhe strukturon format e fytyrës, duke theksuar tiparet më të bukura të saj . Për një efekt më të ndezur apliko dy shtresa. Siç nga vetë emri Skulpturë, ky nxirës do krijojë në ju një vepër Arti.

Koleksioni i paletave të syve i dedikuar i gjithi dashurisë, ishte patjetër diçka që publiku e mirëpriti.

  1. Kuti me tone sysh “Ekstazë” është paleta e koleksionit të parë në Shqipëri dedikuar Dashurisë. Po po, sepse duhet guxim që ta kërkojmë këtë element të dashurisë, prandaj Paleta Ekstazë është pikërisht e guximshme. Me ngjyra nga më të ndryshmet , imagjinata jote do jetë më e lirë se kurrë për të shkuar në limite që mbase nuk i dije që i kishe. 10 ngjyra matt dhe me 5 ngjyra me shkëlqim, do të jenë aty për të të plotësuar çdo dëshirë që ke
  1. Kuti me tone sysh “Pasion”  , është paleta e koleksionit të parë në Shqipëri dedikuar Dashurisë. Paleta Pasion përmban 9 ngjyra matt, dhe 6 ngjyra me shkëlqim. Kjo paletë nuk do të të lërë kurrë në baltë, pasi nga dukja më natyrale deri tek ajo më glamorose , me tonet më të ngohta të tokës dhe me pigmentin e lartë, ajo  do të jetë aty për ty.
  1. Kuti me tone sysh “Mëkat” ,është paleta e koleksionit të parë në Shqipëri dedikuar Dashurisë. Një kombinim ngjyrash ku secila mund të gjejë veten, plot me ngjyra të ftohta dhe të ngrohta. Për ditët që dëshiron të dukesh natyrale, apo dhe për ditët që dëshiron të guxosh , kemi paletën që do kujdeset ty,me 9 tone matt dhe 6 tone me shkëlqim. Paleta jonë mëkatare i ka të gjitha, prandaj është kaq tunduese që  të mos rezistojmë.
  1. Kuti me tone sysh “Romancë” , është paleta e koleksionit të parë në Shqipëri dedikuar Dashurisë. Kjo paletë është punuar deri në detaj, me 8 tone matt dhe 7 tone me shkëlqim, që të vijë si një romancë e bukur në duart e tua . Me ngjyra të ngrohta dhe me pigment të lartë , paleta Romance pretendon ta çoje eksperiencën e grimimit tënd në një tjetër nivel.

"Ky koleksion është ideuar që para dy vitesh, dhe është punuar me të për më shumë se 9 muaj. Formulat janë studiar me kujdes , për t'u arritur rezultati më i mirë, sidomos tek produktet kremoze" - është shprehur Arsida, themeluesja e Selen Cosmetics.

Po ju i keni provuar akoma produktet Selen?