ë verën e vitit të kaluar, në botën e make up filloi të përhapej një trend i ri. Ndryshe nga disa njerëz që e duan pjesën poshtë syrit më të bardhë se pjesa e fytyrës,influencerët në Tik Tok krijuan trendin që pjesa poshtë syve të ishte në ngjyrë rozë të lehtë.

Këtë e realizonin duke bashkuar një blush likuid me korrektorin e tyre.

Por duket se Maybelline na vjen në ndihmë të gjithëve duke e shkurtuar këtë procedurë. Ai ka sjellë një risi në treg. Pikërisht korrektorin që vjen në ngjyrë rozë të lehtë.Për të gjithë ata që preferojnë ta kenë në këtë ngjyrë zonën poshtë syve, ky korrektor është perfekt.

Brenda shumë pak kohësh që nga lançimi i këtij produkti, ai u bë viral dhe njerëzit vrapuan që ta blinin duke lënë stendat e Maybelline bosh. Përshtypjet për të ishin mjaft të mira.

Duket se Maybelline goditi në shenjë këtë herë.
Per tu informuar me shume rreth produkteve kozmetike nga Dior kliko linkun.