May 16, 2023
 in 
Produkte

Kremrat drugstorë më të mirë për duart.

D

uar të ashpra? Të skuqura apo më plagë? Mos ndoshta nuk po i kushtoni aq rëndësi sa duhet duarve të tuaja?

Njëlloj si fytyra dhe duart duhen hidratuar mirë. Lajmi i mirë është se nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë para, mjafton të gjeni një opsion të lirë po që bën mirë punëne tij. Ne kemi përzgjedhur disa kremra drugstore që kanë çmim të arsyeshëm dhe janë tepër efektivë.

CeraVe Therapeutic Hand Cream

Kjo do të ishte një super zgjedhje për duar me lëkurë të dëmtuar sepse përmban ceramide dhe acid hialuronik. Formula është jashtëzakonisht hidratuese megjithëse përthithet shpejt. Ka teksturë te butë dhe pa aromë, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë për të gjitha llojet e lëkurës.

Dove Body Love Fragrance-Free Hand Cream

Ky krem arrin ekuilibrin ideal të dhënies së lagështirës së bollshme, por gjithsesi përthithet sa hap e mbyll sytë pa lënë pas asnjë mbetje yndyrore të padëshiruar. Dhe edhe pse është pa aromë, ajo ka ende një aromë të këndshme të freskët dhe të pastër në të.

Cetaphil Restoraderm Eczema Soothing Moisturizer

Kjo formulë ka qëllime të dyfishta sepse përveçse në duar mund ta përdorni në të gjithë trupin. Kremi ndihmon shumë me ekzemat. Zbut lëkurën dhe ndihmon në mbajtjen e një barriere të shëndetshme. Është pa aromë dhe pa parabene.

Neutrogena Norwegian Formula Hand Cream

Është një krem ​​duarsh shumë i trashë, i ngjashëm me vajin, që është i mrekullueshëm për të minimizuar humbjen transepidermale të ujit. Rekomandohet më së miri për njerëzit që i lajnë duart shumë shpesh.

Weleda Skin Food Original Ultra-Rich Cream

Kjo formulë ekziston që nga viti 1926, por vazhdon të jetë një produkt tepër i shitur. Është krijuar për fytyrën dhe trupin por është vënë re që bën një punë të përkryer për duart e thata. Nëse vuani nga ekzemat atëherë ky opsion nuk është për ju

Kliko linkun per tu njohur me disa nga kremrat me spf me te mire per trupin.