ëse jeni fanse e krijimit te trajtimeve kozmetikeve apo maskave ne shtepi, vazhdoni të lexoni sepse kemi një ide të re për ju. Të bësh vet në shtëpi maska apo scrube jo vetëm që ju dhuron produkte të shëndetshme dhe efektive por është dhe një proces argëtues duke kaluar një pasdite produktive.
.jpg)
Ky scrub buzësh do të zhdukë lëkurën e thatë duke i lënë buzët tuaja të buta, të lëmuara dhe me pamje të shëndetshme.

Për të filluar, do t'ju duhet një enë e vogël, vaj kokosi dhe sheqer (ose sodë buke). Shtoni disa pika vajra esencialë mente, por ky është një përbërës opsional.

Shkrini vajin e kokosit në një tenxhere të vogël dhe hiqeni nga zjarri. Përzieni së bashku sheqerin e bardhë (mund të përdorni edhe sheqer kaf) dhe vajin e kokosit dhe shtoni 1-2 pika vaj esencial. Vini re se disa vajra esencialë të agrumeve janë fotosensitive dhe nuk duhet të përdoren nëse do të jeni në diell. Përdorni vaj menteje në këtë scrub buzësh, por vajra të tjerë si livanda dhe barbarozë janë gjithashtu të mrekullueshëm!

Hidheni masën e krijuar në një kavanoz ose enë qelqi dhe vendosini një kapak.

Merrni një sasi të vogël të scrubit nga ena dhe fërkojeni butësisht në buzët tuaja. Masazhojeni në buzët tuaja në një lëvizje rrethore për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe vazhdoni me balsam buzësh, buzëkuq ose shkëlqyes buzësh. Ky scrub mund të jetë pjesë e rutinës suaj javore të bukurisë dhe duhet të përdoret 1-2 herë në javë ose sa herë që keni buzë të thata.
Kliko linkun per te mesuar nje maske flokesh qe do te kthehet ne shpetimtaren tuaj.