era po afrohet dhe vajzat fillojnë përgatitjet për të pasur trupin sa më të tonifikuar. Disa kthejnë sytë nga dietat e rrepta. Disa të tjera fillojnë stërvitje intensive, e shumë të tjera zgjedhin trajtimet e ndryshme për trupin.

Nëse dëshironi dhe ju të reduktoni celulilitin në trupin tuaj pa shpenzuar shumë ju tregojmë një mënyrë shumë të thjeshtë. Ju duhet vetëm të përgatisni një scrub.
Në një kavanoz hidhni 3 luge kafe dhe 3 luge sheqer. Më pas shtoni në të një lugë të vajit të kokosit. Prisni derisa ai të shkrijë dhe përziejeni mirë masën e krijuar. Lërëni për disa minuta që të bëhet i mundur miksimi i ingredientëve.

Tani është rradha të merrni pak nga scrubi i krijuar dhe filloni të beni lëvizje rrethore rreth zonave ku keni celulit. Në fillim lëvizjet do të jenë të ngadalta e më pas filloni të ushtroni më shumë shpejtësi. Masazhoni nga poshtë lart, pa ushtruar shumë presion në lëkurë. Për të arritur efektin më të mirë, rekomandohet të përdorni një masazhues dore ose doreza masazhi.

Kohëzgjatja minimale e fërkimit është 3 minuta, maksimumi mund të jetë deri në dhjetë.Pasi të mbaroni këtë procedurë, shplajeni trupin me ujë të ngrohtë duke hequr të gjithë produktin nga turpi. Më pas kujdesuni që të vendosni një krem të mirë që të ndihmojë poret tuaja.
Përsëriteni shpesh këtë procedurë për të parë rezultate. Gjithashtu mos harroni të ushtroheni.


Jeni kurioze se cilat jane trendet e kesaj pranvere? Klkoni linkun per te mesuar me shume.