ëse do ishte një stinë ideale për tu kujdesur sa më shumë për lëkurën e trupit ajo do të ishte vera. Ndaj nëse keni sado pak kohë të lirë krijoni vet këtë scrub trupi që do tjua bëjë lëkurën të butë dhe të shëndetshme.

Përdorimi i një scrubi bën të mundur që lekura të shndrrijë sepse heq shtresën e sipërme të qelizave të vdekura.Gjithashtu ai stimulon prodhimin e kolagjenit i cili ndihmon lekurën të qëndrojë e fortë dhe rrezatuese.

Scrubi për të cilin do të lexoni më poshtë quhet Scrub me çaj jeshil dhe sheqer. Çaji jeshil, i pasur me veti anti-inflamatore ka shumë përfitime për lëkurën tuaj. Për të krijuar këtë scrub do tju duhet:
2 tableta çaj jeshil
Gjysmë filxhani ujë të nxehtë
Një filxhan sheqer kaf
Çerek filxhani vaj kokosi i shkrirë.

Në filxhanin me ujë të nxehtë shtoni dy tabletat me çaj jeshil. Lëreni ato të lëshojnë përbërjen e tyre në ujë derisa të ftohet. Ndërsa çaji është duke u ftohur hidhni sheqerin kaf në një tjetër filxhan.Shtoni vajin e shkrirë të kokosit dhe përziejeni plotësisht me sheqerin.Nëse çaji është ftohur hidheni atë në përzierjen e sheqerit. Kujdes! Është e rëndësishme që çaji të jetë i ftohtë në mënyrë që sheqeri të mos tretet në të. Nëse përzierja është shumë e thërrmuar, shtoni më shumë vaj kokosi. Nëse është shumë e lagur, shtoni më shumë sheqer kaf.
.jpg)
Kur të keni arritur konsistencën e dëshiruar, hidhni me lugë përbërjen tuaj në një enë të qelqtë dhe të pastër.

Përdoreni scrubin dy herë në javë e mos harroni të na tregoni rezultatet tuaja.
Per reduktimin e celulit krijoni kete scrub. Klikoni linkun per te mesuar me shume.